Putin bisedon me homologun serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e rizgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas deklaratës së bërë nga Kremlini (Pallatit Presidencial i Rusisë), Putin gjatë bisedës ka uruar Vuçiqin, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale serbe më 3 prill.

Në bisedën, ku u riafirmua tendenca e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Rusi-Serbi dhe forcimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, përfshirë sektorin e energjisë, u diskutuan edhe çështjet aktuale ndërkombëtare, përfshirë situatën në Kosovë.

Gjatë bisedës, Putin e informoi Vuçiqin edhe për luftën që vazhdon që nga 24 shkurti dhe negociatat midis vendit të tij dhe Ukrainës. /trt