Putin e thotë me bindje: Kundërofensiva ukrainase ka nisur, por po dështon

Në një deklaratë të orëve të vona të së premtes, sipas mediave ruse, Vladimir Putin ka dhënë një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai është shprehur se ushtria e Kievit tashmë e ka nisur kundërofensivën e saj.

“Mund ta them me siguri absolute, kundërofensiva e Ukrainës ka nisur tashmë dhe këtë e dëshmon përdorimi i rezervave strategjike”, tha kreu i Kremlinit.

Më tej, lideri rus u shpreh se forcat e Zelenskyt nuk kanë mund të përparojnë në asnjë drejtim të frontit.

“Forcat ukrainase nuk kanë mundur të përparojnë në front, pavarësisht se e kanë nisur kundërofensivën e tyre. Kjo ka ardhur për shkak të guximit të ushtarëve rus dhe organizimit të mirë të forcave nga Moska”, kështu ka deklaruar Putin i cituar nga RIA Novosti.