Putin: Nuk kemi qëllime të këqija ndaj fqinjëve tanë

“Nuk kemi qëllime të këqija ndaj fqinjëve tanë. U rekomandoj që të mos përkeqësojnë edhe më tej situatën dhe të mos vendosin ndonjë kufizim”, tha presidenti rus, Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se vendet fqinje nuk duhet të përshkallëzojë situatën në marrëdhëniet me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin nëpërmjet një video-konference tha: “Do të forcojmë infrastrukturën e transportit dhe logjistikës në të gjithë vendin. Do ta realizojmë këtë në Detin Baltik, në rajonet tona në Polin e Veriut dhe në Lindjen e Largët”.

Ai tha se Rusia pavarësisht vështirësive do të vazhdojë të zhvillohet.

Presidenti rus theksoi se nuk dëshirojnë prishjen e marrëdhënieve me vendet fqinje. “Nuk kemi qëllime të këqija ndaj fqinjëve tanë. U rekomandoj që të mos përkeqësojnë edhe më tej situatën dhe të mos vendosin ndonjë kufizim. Ne jemi duke i përmbushur dhe do të vazhdojmë të përmbushim të gjitha përgjegjësitë tona”, tha Putin. /aa