Ballina Jeta Shëndetësi Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën, flasin ekspertët

Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën, flasin ekspertët

Nëse je dikush që pas mesnate e ke kohn tënde më cilësore dhe ‘lulëzon’ gjatë saj, është koha t’i kushtosh vëmendje shëndetit tënd.

Sipas një artikulli të CNN, një studim i ri ka zbuluar se ata që rrinë zgjuar deri vonë, mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës. Por ekspertët thonë se ka hapa që mund të ndërmerrni për të mbrojtur shëndetin tuaj.

Ky studim analizoi të dhëna nga më shumë se 322,000 të rritur që vetëidentifikuan kronotipin e tyre, dhe sipas Dr. Sina Kianersi, autores kryesore të studimit dhe bashkëpunëtores kërkimore postdoktorale në Spitalin “Brigham and Women’s” dhe Shkollës Mjekësore të Harvardit në Boston, kronotipet pasqyrojnë “preferencën natyrore të një personi për kohën e gjumit dhe ritmet e përditshme”, qofshin ata që zgjohen herët, që flenë natën apo në një moment të ndërmjetëm.

Të rriturit me kronotip mbrëmjeje dhe potencialisht edhe ata që zgjohen herët mund të jenë në rrezik të lartë për shkak se ora e tyre e brendshme biologjike nuk përputhet me oraret e punës dhe faktorë të tjerë të jashtëm.

Megjithatë, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ekzistojnë tetë faktorë thelbësorë të jetës të cilët lidhen me të ngrënit shëndetshëm, të qenit aktiv, mospirjen e duhanit, gjumin shumë cilësor dhe menaxhimin e peshës, kolesterolit, sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut.

Kianersi tha se ekziston një lidhje e fortë midis të qenit “buf nate” dhe shëndetit të dobët kardiovaskular, pasi kishte më shumë gjasa që të kishin zakone të pashëndetshme ose faktorë rreziku, siç janë dieta e dobët, ushtrimet e pakta fizike ose pirja e duhanit. Lidhja ishte edhe më e fortë për gratë.

Meqenëse ky studim u përqendrua te të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuar, Kianersi gjithashtu tha se nevojiten më shumë studime për të përcaktuar nëse të njëjtat modele vlejnë edhe për të rinjtë.

“Të qenit një kronotip mbrëmjeje shpesh shoqërohet me faktorë të tjerë që mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, siç janë parregullsitë në kohën e gjumit, të vakteve dhe të ekspozimit ndaj dritës”, tha Sabra Abbott, një profesoreshë e asociuar e neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northwestern. Ajo nuk ishte e përfshirë në studim.

Ka ende shpresë nëse je një person që fle natën, pasi Dr. Kianersi sugjeron synimin e gjumit të mjaftueshëm duke i mbajtur oraret e gjumit sa më të qëndrueshme, të përpiqesh të ekspozohesh pak ndaj dritës së mëngjesit, të kryesh aktivitet të rregullt fizik, të qënit rigoroz me kontrollet rutinë tensionin e gjakut, kolesterolin dhe sheqerin në gjak dhe lënia e duhanit mbetet një nga hapat më të fuqishëm për mbrojtjen e shëndetit afatgjatë të zemrës.