Qesharake, vidhet flamuri i Kosovës që u planifikua të vendosej “Te Rrethi”

Flamuri i Kosovës që do të duhej të vendosej “Te Rrethi” në Prishtinë, është vjedhur.

Raportohet se derisa u largua flamuri kombëtar për t’u zëvendësuar me atë shteëror, ky i fundit është vjedhur.Tash flamuri është duke u kërkuar.

Ky veprim vjen pas tensioneve ku disa qytetarë tentuan ta ndalin vendosjen e flamurit të Kosovës.Nuk dihet nëse vjedhja e flamurit ka të bëjë pikërisht me këtë çështje.