Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrat e tij do t’i kenë në dispozicion rreth 200 këshilltarë. Në kabinetin e të parit janë akomoduar 16 këshilltarë, ndërsa njëri nga ministrat e tij i ka “rehatuar” hiç më pak se 9 këshilltarë politikë dhe asistentë personalë. Për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Kryeministri Ramush Haradinaj u ka gjetur punë 16 këshilltarëve në kabinetin e tij, përderisa njëri nga ministrat e tij në kabinet tashmë i ka “rehatuar” 7 këshilltarë politikë dhe dy asistente ekzekutive.
Nga 7 deri në 10 këshilltarë pritet t’i kenë edhe 20 ministrat tjerë të kësaj Qeverie, përderisa paga e një këshilltari të ministrit sillet në 600 euro derisa këshilltarët e kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 eurosh.
Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro.








