Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov njoftoi dorëheqjen e kabinetit të tij sot përpara votimit të mosbesimit mes protestave kombëtare antiqeveritare, sipas Agjencisë Bullgare të Lajmeve, transmeton Anadolu.
Zhelyazkov njoftoi dorëheqjen në një konferencë për mediat në Parlament, i cili ishte gati të votonte për një mocion mosbesimi kundër qeverisë.
Në Bullgari ka ptur protesta masive antiqeveritare kundër planeve të diskutueshme buxhetore të kabinetit, të cilat më vonë u përshkallëzuan në pakënaqësi më të gjerë për korrupsionin e dyshuar qeveritar.
Javën e kaluar, presidenti bullgar Rumen Radev tha se “dorëheqja e qeverisë është e pashmangshme” dhe se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara, pas protestave në shkallë të gjerë kundër politikave buxhetore të kabinetit dhe akuzave për korrupsion.




