Ballina Lajmet Kosovë Qeveria e pranon: S’ka para për pensionet e veteranëve

Qeveria e pranon: S’ka para për pensionet e veteranëve

Veteranët mbesin pa paga. Kjo pasi që kriza politike po e pamundëson rishikimin e buxhetit.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka shprehur keqardhje për atë që po ndodh me mos pagesën e veteranëve për muajin gusht.

Ai tha se veteranët nuk janë fajtor për gjendjen në të cilën gjendet vendi. Sipas tij ata do t’i marrin pensionet, por se kjo çështje mund të zvarritet, si pasojë e mos konstituimit të institucioneve të vendit.