Qeveria konfirmon shkarkimin e ministrit Sefaj dhe drejtorit të AKI-së

Qeveria e Kosovës, ka konfirmuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Falamur Sefaj dhe drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi.
Në njoftimit e Qeverisë, thuhet se operacioni për arrestimin dhe depërtimin e qytetarëve turk ka ndodhur pa lejen e kryeministrit.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj”.

“Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij!”, thuhet në njoftim.