Qeveria merr vendim për fillimin e draftimit të statuti të asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka informuar kabinetin qeveritar rreth mekanizmave punues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Haradinaj tha se ka aktivizuar ekipin për hartimin e draft statutit për themelimin e asociacionit.

“Hartimi duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe fjalën e fundit do ta japë prapë Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Haradinaj tha se tani nuk ka më marrëveshje të bllokuar nga dialogu në Bruksel.