Qeveria ndan 500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës

Qeveria përkrahë propozimin e Kadri Veselit që t’i ndahen 500 mijë euro Kombëtares së Kosovës.

Kabineti Qeveitar ka miratuar vendimin sipas propozimit të kryeparlamentarit, Kadri Veseli për t’i ndarë gjysmë milioni euro për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas sukseseve të arritur në Ligën e Kombeve.

Këto të arritura kanë bërë bujë në mediat botërore dhe në komunitetin sportiv ndërkombëtar.

Propozim-vendimin e ka prezantuar në Qeveri, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është aprovuar nga kolegët në kabinetin qeveritar.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka premtuar se në rast të kualifikimit në evropian, institucionet e Kosovës do të ndajnë premi prej 1 milion eurove për përfaqësuesen e futbollit, ndërsa vendimi i sotëm është një stimul shtesë për sukseset e futbollistëve kosovarë deri në këtë fazë.

Theksojmë se “Dardanët” kanë triumfuar para shikuesve kundër Azerbajxhanit me rezultat 4-0.

Ndryshe, Kosova do të ballafaqohet në gjysmëfinale të Ligës D me përfaqësuesen e Maqedonisë.