Qeveria ndan mjete për pagat e punëtorëve të RTK-së

Qeveria në detyrë do të ndajë mjetet për pagat e punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës.

Gjatë mbledhjes të enjten, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ndarja e mjeteve do të bëhet nga kategoria e kursimeve.

“Kjo zgjidhje e sotshme është veçse një improvizim i detyruar, pas përpjekjeve tona të vazhdueshme që ta miratojmë në Kuvend buxhetin për RTK-në”, u shpreh Kurti.

Punëtorët e RTK-së nga e hëna nisën grevë dyorëshe për shkak të mosmarrjes së pagave.