Qeveria nis procedurat për privatizimin e Telekomit

Në mbledhjen e rregullt që është duke u zhvilluar, Qeveria ka nisur procedurat për privatizimin e Telekomit të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për vendimit për autorizimin e Komisionit Qeveritar për privatizimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës”, raporton lajmi.net Ministri i Zhvillimit Valdrin Lluka ka thënë se ndërmarrja publike po përballet me një krizë të përkundër masave të marra “Në përputhje me planin e Qeverisë kemi nxjerr rekomandim që ta nxjerr një komision qendror për privatizimin e kësaj ndërmarrje”, ka thënë Llukë.Ky vendim është votuar nga Qeveria e Kosovës.