Ekzekutivi i ri iranian fitoi të mërkuren besimin e parlamentit dhe presidenti Ebrahim Raisi u zotua të punojë duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet vendi i tij.
Pas pesë ditësh të debate dhe dëgjime në parlament, Mexhlis (Asambleja) miratoi 18 nga 19 ministrat e paraqitur nga fituesi ultra-konservator i zgjedhjeve presidenciale në qershor.
Në Republikën Islamike të Iranit, ku fuqia e vërtetë është në duart e Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, në detyrë që nga viti 1989, Raisi trashëgon një situatë të vështirë.
“Nga nesër në mëngjes, ne do të mbajmë mbledhjen e parë të kabinetit. Qeveria do të fillojë punën pa humbur asnjë minutë dhe do të punojë ditë e natë”, u tha Raisi deputetëve, pak para votimit.
“COVID-19 dhe nevoja për vaksinim të përgjithshëm janë përparësia jonë kryesore”, shtoi ai.
Irani është mbytur financiarisht nga sanksionet e rivendosura nga Uashingtoni, pas vendimit të vitit 2018 nga ish -presidenti amerikan, Donald Trump, për të dalë nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin, e lidhur tre vjet më parë në Vjenë. /atsh





