Qindra sirian protestojnë kundër okupimit nga PKK-ja

Qindra sirianë protestuan në qytetin Jarablus kundër okupimit nga grupi terrorist YPG / PKK në Sirinë veriore.

Në gusht të vitit 2016, Jarablus, një qytet në rajonin e Halepit veriperëndimor, iu morr grupit terrorist ISIS nga operacioni “Mburoja e Eufratit”, e udhëhequr nga Turqia.

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit për të protestuar ndaj grupit terrorist YPG / PKK, i cili zë një të katërtën e vendit.

Një numër i madh njerëzish mbanin flamuj turq gjatë demonstratës.

Demonstruesit gjithashtu mbanin banderola në gjuhën angleze, turke dhe arabe që lexonin “Për koalicionin ndërkombëtar: YPJ + YPG = PKK terrorist” dhe “Terrorist PKK, PYD edhe pse ju djegni ose vjedhin shtëpitë tona ne kërkojmë tokën tonë. ”

YPG është degë e armatosur siriane e PKK / PYD, ndërsa YPJ është brigada e armatosur e PYD.

PKK, e njohur si një grup terrorist nga Turqia, SHBA dhe BE, e cila ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet, duke vrarë rreth 40,000 njerëz. /MESAZHI/