QKUK, dalin rezultatet e 11 pacientëve të dyshuar për koronavirus

Rezultatet e 11 rasteve që janë paraqitur gjatë ditës së sotme si të dyshuara për coronavirus në Kosovë, kanë dalë negative.

Kjo është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila ka thënë se kjo informatë është pranuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.