Meqënëse jemi në muajin e madhërishëm të Ramazanit, kjo është një pjatë ideale për iftar.
Përbërësit:
- 500 g mish i grirë,
- 2 qepë mestare ose 1 e madhe,
- 1 lugë gjelle rigon,
- 1 lugë gjelle majdanoz,
- 2-3 lugë gjelle bukë e thërrmuar,
- 1 vezë
- 1 lugë çaji kripë,
- 1 lugë çaji spec i kuq jo djegës,
- 2 lugë gjelle gjalpë,
- 3-4 lugë vaj ulliri,
- 4 lugë miell,
- 1, 5 L ujë,
- 2/3 thelpinj hudhër, kripë, piper, uthull.
Përgatitja:
Qoftet formohen nga përzierja e gjithë masës duke firmuar një brumë. E mira është ta bëni një natë përpara, por nëse nuk keni patur kohë e lini të pushojë të paktën për 1 orë kur erëzat të lëshojnë aromën e tyre.
Në një tigan shtojmë vaj dhe skuqim qoftet të bëra në mënyrë rrethore të lyer me pak miell. I skuqim në zjarr mesatar që qoftja të piqet mirë. Pasi qoftet janë skuqur i vendosim në një pjatë dhe i mbulojmë me letër alumini për të qëndruar të ngrohta.
Në një tenxhere, shtojmë gjalpin, vajin nga tigani qofteve për të dhënë shije, dhe hudhrat e prera imët. I kaurdisim për pak por jo shumë sepse hudhra do skuqet dhe me miellin dhe do na digjet më shumë seç duhet.
Shtojmë miellin dhe e skuqim zjarr mesatar aq sa merr një ngjyrë kafe të bukur dhe më pas e largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë ujin e nxehtë duke e rretulluar me shpejtësi në mënyrë për të shmangur kokrizimin e miellit. E vendosim përsëri në zjarr dhe shtojmë, kripë, piper dhe një lugë gjelle uthull.
E trazojmë dhe kur ajo vlon e lejmë edhe 5 minuta. Në fund e shtojmë në pjata dhe sipër i vendosim qoftet. Ju bëftë mirë!








