Qofte me thjerrëza

Një ndër recetat më të përsosura për të fshehur thjerrëzat nëse dikush nuk i preferon. Mund të shoqërohen me salcën e makaronave ose me domate të aromatizuar me rigon e rozmarinë.

Të kalojmë te receta të cilën do ta gjeni pak më vonë edhe në story

Përbërësit: 1 gotë me thjerrëza 200 g, 1 tufë majdanoz, 1 vezë, 1 lugë gjelle djathë parmesan, 1 lugë salcë domate, 1 qepë e prerë imët, 3-4 thelpinj hudhër të prerë imët, 2 lugë gjelle thërime buke (galetë), ose më tepër nëse masa bëhet e lëngshme, rigon, piper, rozmarinë, kripë dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Ziejmë thjerrëzat (1 masë thjerrëza — 3 masa ujë) Qepën dhe hudhrën e kaurdisim me pak vaj ulliri. Sa të zbuten. Në një blender hedhim gjithë përbërësit së bashku, përveç thërimeve të bukës, të cilat i shtojmë në fund për të rregulluar konsistencën. Formojmë topthat dhe i vendosim në një tavë për pjekie. I pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 200 gradë për 25 minuta. Ju bëftë mirë!