Qytetarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes ndaj zjarreve

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit dhe të lajmërojnë me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

“Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Për çfarëdo rasti të zjarreve, mund të thirrni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit të integruar emergjent – 112.

Gjithashtu mund të thirrni pa pagesë edhe në këta numra:

Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,

Njësinë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit në numrin e telefonit 193,

Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194.

Zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.