Rama: Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët dhe Universitetin

Një një postim në rrjete sociale kryeministri Edi Rama njoftoi se mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin. Sipas kreut tëv qeverisë, të gjitha këto dhe vendimet e  Këshillit të Ministrave do të njoftohen për publikun në konferencë shtypi në 11.30.

“Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin. Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme,live 11.30”– shkruan Rama. /abcnews.al