Një teposhtë edhe pse me 83 mandate, si të ishte një ndëshkim hyjnor për mpleksjen e pacipë me Izraelin
Krejt befasishëm, në një moment të vështirë politik, kryeministri Rama ka bërë ndryshime në qeveri, ku bie në sy shkarkimi i Ballukut, Spiropalit dhe Vengut.
Janë katër emra të rinj që hyjnë në kabinet, ndërkohë që ka dhe ndryshime pozicionesh.
Kështu, në detyrën e zv/kryeministres vjen Abana Koçiu, ndërsa vendin e saj në Ministrinë e Brendshme e zë Besfort Lamallari. Drejtësinë e lënë nga ky i fundit e merr Toni Gogu, ndërsa marrëdhëniet me parlamentin, portofol që e mbante ky pastor në politikë, e merr Erjona Ismaili.
Infrastrukturën dhe Energjitikën e merr një emër i ri, i panjohur, Enea Karakaçi.
Mbrojtjen e lënë nga Vengu e merr Ermal Nufi, ndërsa diplomacinë e merr Ferid Hoxha, një diplomat karriere.
“Siç ju kam paralajmëruar tashmë ne jemi një ekip basketbolli dhe do të ketë ndërrime”, mësohet të ketë thënë Rama me deputetët socialistë.
Këto ndryshime vijnë në një kohë aspak të mirë për qeverinë. Edhe pse morri mandatin e katërt me një shumicë dërrmuese, një lloj tersllëku po shoqëron vijueshmërinë e qeverisjes, ku mjaft të thuhet se vendi vijon zbrazjen nga ikjet frenetike. Pra, një shoqëri nën depression e jo shpresë e vrull transformimi, siç lexohej Rama në 2013 kur morri qeverinë.
Por një teposhtë e qartë është e dukshme qyshse Rama nis neveritshëm të bëhet palë me Izraelin, nga 7 tetori i tutje, si të jenë një mallkim për të bashkëpunimi e partneriteti me djajtë e Lindjes së Mesme. /tesheshi





