Ramazani në Emirate: Punonjësit e sektorit privat do të punojnë dy orë më pak

Punonjësit e sektorit privat në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të kenë të drejtë të punojnë dy orë më pak gjatë Ramazanit, njoftoi të hënën Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Emiratizimi (MHRE – projekt që synon me prioritet punësimin e shtetasve të Emiratëve).

Për punonjësit që zakonisht punojnë tetë orë, ditët e tyre të punës do të reduktohen në gjashtë, sipas ministrisë.

“Në përputhje me kërkesat dhe natyrën e punës së tyre, kompanitë mund të aplikojnë modele pune fleksibël ose në distancë brenda kufijve të orarit të punës ditore gjatë Ramazanit”, tha ministria.

Njoftimi vjen në zbatim të pikës 2 të nenit 15 të rezolutës nr.1 të kabinetit 2022 në lidhje me rregulloret ekzekutive të Dekretit Federal të Ligjit nr.33 të vitit 2021 për Rregullimin e Marrëdhënieve të Punës dhe ndryshimet e tij.