Ballina Artikuj Ramazani nuk është muaj shpërdorimi…

Ramazani nuk është muaj shpërdorimi…

Ferid Piku

Mos shpërdoro barkun tënd në teprimin me ushqimin e iftarit e të syfyrit.

Mos shpërdoro kuletën tënde në blerjen e shumë sendeve që e di se nuk do t’i konsumosh dot.

Mos shpërdoro orët e vyera të Ramazanit para rrjeteve sociale në lexim ngjarjesh e haberesh pa dobi.

Mos shpërdoro zemrën tënde me paragjykime dhe hamendësime, se një pjesë e madhe e tyre janë thjesht mëkat.

Mos shpërdoro mendjen tënde me nervozizma e zemërime qe s’ja vlejnë.

Mos shpërdoro gjuhën tënde me analiza personash e thashetheme boshe.

Mos shpërdoro sytë tuaj me shikime lart e poshtë, që helmosin zemrën tënde.

Mos shpërdoro veshët tuaj me dëgjime gjërash që turbullojnë qetësinë tënde.

Mos shpërdoro amanetin që të është besuar, edhe sikur punëdhënësi yt të mos e vlerësojë agjërimin tënd.

Mos shpërdoro lutjet tuaja duke shpresuar vetëm shkatërrimin e kundërshtarëve. Lutu edhe për reflektimin dhe udhëzimin e tyre se është më mirë për ta e për ty.

Ju uroj të gjithëve një Ramazan të qetësisë shpirtërore, mendore dhe trupore.🤲🏻🤲🏻🤲🏻

Hoxhë Ferid Piku