Ramazani sikur Jusufi a.s.!

Foto ilustrim

Përshkrimi më i bukur i Ramazanit që kam lexuar ndonjëherë:
Ibn Xhevzi e përshkroi atë:
“Ramazani ndër muajt është sikurse Jusufi a.s. në mesin e vëllezërve të tij. Ashtu si Jusufi a.s. ishte më i dashuri nga fëmijët e Jakubit a.s. për të, po ashtu Ramazani është muaji më i dashur për të Diturin e të fshehtës (Allahun xh.sh.)”.

Përmbledhja e Ramazanit në dy fjali: Ramazani është i shkurtër dhe nuk duron neglizhencë dhe prezenca e tij është kalimtare që nuk pranon plogështi.
Sa herë që bëhesh dembel, kujto fjalët e Zotit të Madhëruar: “…ditë të pakta…” El-Bekare 184.

Ramazani karshi njëmbëdhjetë muajve është si Jusufi a.s. mes njëmbëdhjetë yjeve, prandaj:
Mos e vrisni;
Mos e hidhni në gropë;
Dhe mos e shisni për një çmim të lirë.
Përkundrazi, nderojeni pozitën tij, se ndoshta ai do të na bëjë dobi, ose mund ta marrim atë ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit.

Zoti na bëftë ne dhe ju nga ata që e shfrytëzojnë në formën më të mirë Ramazanin.

Nga arabishtja Korab Hajraj