Mbërritja e një iPhone SE do të shënonte gjeneratën e katërt të telefonit buxhetor të Apple dhe vjen pothuajse tre vite nga lançimi i pasardhësit.
Apple mund të lançojë një iPhone SE të re dhe kufjet PowerBeats Pro ditën e nesërme më 11 Shkurt sipas një raporti të Bloomberg.
Debutimi i tyre mund të mos marrë një vëmendje të madhe duke qenë se kompania ende nuk ka dërguar ftesa për një eveniment të veçantë me pjesëmarrje fizike apo thjeshtë virtual.
Mbërritja e një iPhone SE do të shënonte gjeneratën e katërt të telefonit buxhetor të Apple dhe vjen pothuajse tre vite nga lançimi i pasardhësit. Asokohe iPhone SE, që ishte pjesë e portofolit të iPhone 13, kishte çmim 429 dollarë dhe ruante veçoritë kryesore të iPhone 8, përfshirë skanerin Touch ID.
Ai produkt tashmë nuk shitet në Europë për shkak të portës Lightning. Njësoj si tërë linja e iPhone, modeli i ri pritet të ketë portë USB-C.
Gjithashtu Touch ID do të zëvendësohet nga Face ID. Mbi të gjitha iPhone SE i ri do të mbështetë Apple Intelligence falë çipit A18. Sipas raportimeve do të jetë telefoni i parë me një modem celular ndërtuar nga Apple.
Kompania shpreson që ttelefoni të shohë një adoptim të gjerë jashtë SHBA-së, kryesisht në tregjet Aziatike dhe Kinë. Së fundi Power Beats Pro 2 vinë 6 vite pas gjeneratës së parë.
Kufjet e reja wireless do të bartin brendin e Apple dhe të përfshijnë harduer për gjurmimin e rrahjeve të zemrës.








