Raportohet shkelja e parë në Prishtinë, përfundon në polici

Në një qendër të votimit në Prishtinë, një person e ka fotografuar votën.

Sot rreth orës 08:00, një person pasi ka votuar në shkollën “Ahmet Gashi” në Prishtinë, e ka fotografuar votën e tij.

Lajmin për Klan Kosova, e ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre, Ilmi Reçica.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo vëzhguesit e procesit zgjedhor ua kanë dërguar Policisë të dhënat e personit në fjalë.