Raportuesja e OKB-së: Izraeli po zhduk një popull duke vrarë fëmijët në Gaza

Raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese tha se Izraeli i cili për 5 muaj ka vrarë në Gaza më shumë fëmijë se në të gjitha luftërat në mbarë botën në 4 vitet e fundit “ka shkatërruar një popull nga rrënjët e tij”, transmeton Anadolu.

Nga platforma e saj në median sociale X, Albanese bëri vlerësime lidhur me shënjestrimin e fëmijëve nga Izraeli në Gaza.

Albanese komentoi deklaratën e Komisionerit të Përgjithshëm të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini i cili tha se numri i fëmijëve të raportuar se janë vrarë në Gaza në sulmet e Izraelit që vazhdojnë që nga 7 tetori është më i lartë se totali i numrit të fëmijëve që janë vrarë në luftërat në mbarë botën në 4 vitet e fundit.

Raportuesja Albanese vuri në dukje se kjo masakër e Izraelit ndaj fëmijëve në 5 muajt e fundit është kryer në një sipërfaqe në madhësinë e qytetit Philadelphia në SHBA.

“Izraeli po zhduk një popull nga rrënjët e tij (duke vrarë fëmijët në Gaza)”, deklaroi Albanese.

Në një deklaratë të bërë dje pasi theksoi se numri i fëmijëve të vrarë në Rripin e Gazës, është më i lartë se numri i përgjithshëm i fëmijëve që janë vrarë në luftërat në gjithë botën në 4 vitet e fundit, Lazzarini tha se “Kjo është luftë që po zhvillohet mbi fëmijët. Një luftë që zhvillohet ndaj të ardhmes së fëmijëve”.