Rashfordi vendimtar në fitoren e Unitedit ndaj Wolvesit

Marcus Rashford ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme te Manchester Unitedi.

Ylli anglez realizoi golin e vetëm të Unitedit në fitoren në udhëtim te Wolvesi.

Rashford realizoi në minutën e 76-të pas një bashkëpunimi me Bruno Fernandesin. Tetë minuta më vonë iu anulua një gol nga VAR-i për shkak të prekjes me dorë.

23-vjeçari ishte larguar nga formacioni bazë për këtë ndeshje. Trajneri Erik ten Hag ka thënë para ndeshjes se këtë vendim e mori për arsye disiplinore. U inkuadrua në fushë me të nisur pjesa e dytë dhe doli të jetë vendimtar.

Fitorja ngrit Unitedin në pozitën e katërt me 32 pikë. Wolvesi është i 18-ti me 13 pikë.