Rashica, Celina, Rashkaj dhe Aliti munguan në stërvitjen e parë të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është stërvitur sot në ‘tempullin’ ‘Fadil Vokrri’.

Dardanët kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e muajit tetor, kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Fillimisht, kombëtarja kosovare do të ketë një testuese kundër Gjibraltarit, para ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, kundër fqinjëve malazezë.

Në stërvitjen e parë të Kosovës pati disa mungesa. Emra të mëdhenj si Rashica e Celina nuk u paraqitën në seancën e parë, përcjell lajmi.net.

Milot Rashica, Bersant Celina, Anel Rashkaj dhe Fidan Aliti, nuk u paraqitën për shkak të angazhimeve të tyre së fundmi me skuadrat përkatëse.

Lojtarët pritet t’i bashkohen skuadrës kombëtare nesër, për stërvitjen e radhës, para ndeshjes me Gjibraltarit.