Rashica shënon në humbjen ndaj Borussia M’gladbach, Werderi bie nga Bundesliga

Werder Bremen ka humbur betejën për qëndrim në Bundesliga.

Bremeni u mposht me rezultatin 2-4 nga Borussia Monchengladbach’ në kuadër të xhiros së fundit në Bundesligë, shkruan lajmi.net.

Monchengladbach kishte shënuar katër gola, Stindl 3’, Thuram 52’, Bensebaini 58’ dhe Neuhaus 67’.

Ndërkohë, Werder Bremeni u zgjua nga gjumi në minutat e fundit të takimit.

Rashica shënoi në min 80’ dhe Fullkrug në min 83’.

Rezultati përfundimtar, Werder Bremen 2-4 Borussia Monchengladbach.

Werderi tani do të luajë në Bundesliga 2 nga sezoni i ardhshëm pasi mban pozitën e 17.