Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë

Në Francë sot qytetarët do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku garojnë presidenti Emmanuel Macron dhe ekstremistja e krahut të djathtë Marine Le Pen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vendin me rreth 48.7 milionë votues, procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00. Ndërsa në qytetet e mëdha mund të votohet deri në orën 20:00.

Kompanitë hulumtuese do të mund të japin parashikimet mbi rezultatet e zgjedhjeve që nga mbyllja e votimit.

Rezultatet zyrtare do të njoftohen më 27 prill nga Gjykata Kushtetuese.

Në sondazhet publike, mbështetja për presidentin Macron ka arritur në 57.5 për qind ndërsa për ekstremisten e krahut të djathtë Le Pen ka mbetur në 42.5 për qind.

Krahas kandidates së Partisë Republikane (LR) e qendrës së djathtë, Valerie Pecresse e cila u eliminua nga raundi i parë i zgjedhjeve, kandidates së Partisë Socialiste (PS) të qendrës së majtë, Anne Hidalgo dhe kandidatit të Partisë së Gjelbër (EELV) Yannick Jadot, shumë politikanë përfshirë ish presidentët Nicolas Sarkozy dhe François Hollande, shumë emra të rëndësishëm nga bota e sportit dhe artit si dhe organizatat e shoqërisë civile, kërkojnë mbështetjen e Macronit për të penguar ardhjen në pushtet të Le Pen.

Në sondazhet publike, pretendohet se 42 për qind e votuesve të ekstremistit të majtë Jean-Luc Melenchon i cili mori 21 për qind të votave në raundin e parë, do të votojnë për Macronin ndërsa 25 për qind e tyre për Le Pen.

Pas sondazheve të bëra është vërejtur se Macron, kryesisht me deklaratat lidhur me klimën dhe ekonominë pas raundit të parë ku mposhti kandidatët e partive tradicionale të djathta dhe të majta, ka arritur të bindë mbështetësit e Melenchon.

Sipas sondazheve, mbështetja për Macron në mesin e votuesve të Melenchon ka arritur në 7 për qind në javën e fundit.

Ndërkohë nga përpjekjet e Le Pen për të marrë vota nga mbështetësit e Melenchon nuk dhanë asnjë rezultat. Le Pen mbështetjen që kërkonte e gjeti tek votuesit e ekstremistit të djathtë Eric Zemmour i cili në raundin e parë të votimeve mori 7 për qind. Sipas anketimeve 72 për qind e mbështetësve të Zemmour do të votojnë për Le Pen në raundin e dytë. /aa