Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), grup për të drejtat e njeriut në SHBA, e ka cilësuar sulmin amerikan ndaj Iranit si një akt “të paligjshëm dhe të pabazuar”, duke thënë se ai u ndërmor nën presionin e qeverisë izraelite, e cila sipas tyre “ka dalë jashtë kontrollit”, dhe pavarësisht nga përfundimet e shërbimeve amerikane të inteligjencës që Irani nuk po zhvillon armë bërthamore.
Nga ana tjetër, Komiteti Amerikano-Izraelit për Marrëdhënie me Publikun (AIPAC), një grup me ndikim pro-izraelit në SHBA, ka lavdëruar sulmet e urdhëruara nga Trump dhe tha se tani SHBA duhet të bashkëpunojë me aleatët për të mbrojtur ushtarët dhe interesat rajonale nga sulmet iraniane. /mesazhi








