Reagon FIFA: Nuk janë falsifikuar votat për Messin

FIFA ka mohuar pretendimet se janë falsifikuar votat dhe kinse i janë dhënë padrejtësisht Lionel Messit.

Kapiteni i Nikaraguas, Juan Barrera kishte thënë se nuk kishte votuar, pavarësisht se FIFA e kishte publikuar që ai e kishte mbështetur Messin për këtë çmim.

“Tuttosport” raporton se çmimi i është vjedhur Cristiano Ronaldos.

Sidoqoftë, një zëdhënës i organit drejtues i tha ESPN-s: “Ne kemi kontrolluar dokumentet e votimit të paraqitura nga FA i Nikaraguan dhe të gjitha dokumentet janë nënshkruar dhe konfirmuar me vulën zyrtare të FA të Nikaraguanit”.

“Duke i krahasuar me fletët e votimit të paraqitura nga federata dhe ato që kemi botuar në FIFA.com, konfirmojmë që kemi votat e duhura të nënshkruara nga lojtari. Ne po kërkojmë nga Federata e Futbollit të Nikaraguanit të pyesin për këtë çështje”.

Ai shtoi për ESPN se vota egjiptiane për Mohamed Salah nuk u mor në konsideratë sepse nënshkrimet e tyre “ishin me shkronja të mëdha dhe kështu nuk dukeshin të vlefshme”, ndërsa “format e votimit gjithashtu nuk u nënshkruan nga sekretari i përgjithshëm [i federatës] diçka që është e detyrueshme”.

Federata e Egjiptit e Futbollit gjithashtu “mori dy paralajmërues për të paraqitur format e votimit të nënshkruara siç duhet më 19 gusht”, gjatë së cilës kohë ishte në kaos.