Reagon presidenti i UEFA-s, pas lajmeve se Liverpoolit s’do të shpallet kampion në Premierligë

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që Liverpoolit t’i mohohet titulli në Premierligë këtë sezon, edhe nëse ndeshjet e mbetura nuk zhvillohet shkaku i pandemisë koronavirus.

Ceferin tha të hënën mbrëma se Liverpooli me siguri do ta fitojë titullin në Premierligë nëse sezoni risin, ndërsa nëse koronavirusi bën që ndeshjet e mbetura të mos zhvillohen, atëherë prapëseprapë nuk ka mundësi që sezoni 2019/20 në ligën elitare angleze të shpallet i pavlefshëm, transmeton Gazeta Express.

Të kuqtë mbajnë një epërsi prej 25 pikëve ndaj vendit të dytë, Manchester City, tetë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

“Nuk shoh ndonjë mundësi që Liverpooli të mbetet pa titull. Nëse kampionati risin, atëherë ai do ta fitojë atë patjetër, teorikisht ende nuk e ka fituar atë, por është praktikisht shumë pranë”, tha Ceferin për gazetën sllovene Ekipa.