Real Madrid, Barcelona e Juventus dalin kundër UEFA-s: Kjo është e papranueshme

Klubi i Barcelonës përmes një njoftimi zyrtar kanë reaguar mbi kërcënimet që organi më i lartë i futbollit UEFA, i ka dhënë atyre.

Tre klubet të cilat nuk kanë vendosur që të lënë Superligën, e cila fillimisht kishte 12 të tillë, kanë reaguar sot përmes një komunikate zyrtare, njofton lajmi.net.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus kanë publikuar komunikata se janë të gatshëm të diskutojnë por nuk pranojnë assesi kërcënime nga UEFA.

Të tre klubet kanë reaguar duke thënë: “Ne jemi të gatshëm të diskutojmë”.

Ata kanë thënë se shumë lojtarë janë shprehur pro krijimit të një Superlige, e cila do të ndihmonte ekonominë e futbollit.

“12 klubet themeluese, si dhe lojtarë të ndryshëm në futbollin evropian, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale socio-ekonomike, duke konsideruar se është thelbësore të ndërmerren reforma strukturore që synojnë garantimin e qëndrueshmërisë së sportit tonë”, thuhet në komunikatë./