Real Madridi fitore të vështirë ndaj Alavezit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të vështirë ndaj Alavezit me rezultatin 1:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Kjo ndeshje u dok e lehtë për ekipin madrilen, pasi qysh në minutën e 24’të kaluan në epërsi me anë të Kylian Mbappes.

Megjithatë në pjesën e dytë u ndërlikuan gjërat.

Në minutën e 69’të, Vicente barazoi shifrat në 1:1.

Vetëm pas pak minutave, Rodrygo arriti të shënonte golin e dytë dhe të fitores, duke shpëtuar nga shkarkimi trajnerin, Xabi Alonso.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e dytë, katër më pak se lideri Barcelona (43).