Real Madridi ka gjetur trajnerin e ri

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Real Madridi do të bëjë plane për transferimet e reja.

Real Madridi u eliminua mbrëmë nga Ajaxi me rezultat të përgjithshëm 5:3 në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle do t’i fillojë ndryshimet që nga stoli, ku Santiago Solari do të largohet në fund të sezonit, përcjell lajmi.net nga Daily Mirror.

Real Madrid e ka në listë, Maxi Allegrin, Mauricio Pochettinon dhe Joachim Lowin, për trajneri e tyre të ardhshëm.Madrilenët janë më afër trajnerit italian, që pritet të largohet nga Juventus, nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve.