Real Madridi ndalet nga Girona

Real Madridi ka barazuar 1-1 me Gironan në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Los Blancos e nisën mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e dytë përmes Luka Modricit, por që goditja e tij përfundoi jashtë.

Ishte minuta e dhjetë e ndeshjes, kur Rodrygo Goes dështoi të shënonte në portën mysafire nga brenda zonës së rreptësisë.

Braziliani lëshoi mundësi të mirë edhe në minutën e 24-të, duke e çuar goditje e tij afër shtyllës së djathtë.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 70-të, kur Federicio Valverde asistoi te Vinicius Junior, që mposhti portierin kundërshtar.

Mirëpo, Girona ia doli që në minutat e fundit të takimit t’i barazonte shifrat në 1-1, me anë të Cristhian Stuani (80’) që shënoi nga penalltia.

Pas javës së 12-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 32 pikë, një më shumë se Barcelona, derisa në xhiron e 13-të do kenë punë me Ray Vallecanon.