Reali fiton bindshëm ndaj Mallorcas

Vedat Muriqi ka shënuar gol të bukur në “Santiago Bernabeu”. Por ai nuk i mjaftoi Mallorcas që u mposht 4:1 nga Real Madridi, të dielën. Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të La Ligas spanjolle.

Muriqi në minutën e 35-të shënoi gol me goditje me kokë për epërsinë 1:0 të Mallorcas. Në fund të pjesës së parë (45+3’) rezultatin në 1:1 e barazoi Federico Valverde. Ai shënoi gol shumë të bukur. Reali në epërsi kaloi në minutën e 72-të, kur shënoi Vinicius Junior.

Ndërkohë Rodrygo shënoi për 3:1 në minutën e 89-të. Fare në fund realizoi edhe Antonio Ruediger (90+3’). Muriqi luajti deri në minutën e 79-të. Ai ka tri gola tashmë. Madridi ka shënuar fitoren e pestë rresht dhe udhëheq në tabelë me 15 pikë. Mallorca e pësoi humbjen e dytë. Me pesë pikë mban pozitën e 13-të.