Reali fiton derbin madrilen

Real Madrid ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.

‘Los Blanos’ kanë arritur  të fitojnë derbin lokal kundër Atletico Madrid, për të siguruar qëndrimin në krye të La Liga edhe pas kësaj xhiroje, shkruan lajmi.net.

Fatin e këtij takimi e vendosi Karim Benzema, i cili gjeti rrugën e golit në minutën e 56’.

Lojtari francez u vlerësua me notën më të lartë në këtë ndeshje.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet e ‘WhoScored’ për të gjithë lojtarët që u aktivizuan në këtë ndeshje.