Real Madridi ka arritur ta sigurojë një pikë në ndeshjen në udhëtim ndaj Borussia Moenchengladbachut fal dy golave të vonshëm të shënuar nga Karim Benzema (87’) dhe Casemiro (90+3’).
Reali ishte duke pësuar 2:0 pas golave të shënuara nga Marcus Thuram (33’, 58’), por arriti të nxjerrë pikën e parë në Ligën e Kampionëve këtë stinor.
Ndeshja e Grupit B përfundoi 2:2.
Reali pas dy xhirove zë vendin e fundit në grup me një pikë, kryeson Shakhtar Donetzku me katër pikë. Shakhtari e mposhti Realin në xhiron e parë në Madrid me rezultatin 3:2.