Reali pa Mendyn në fillim të edicionit

Real Madridi do të jetë pa mbrojtësin e krahut të majtë, Ferland Mendy në fillim të edicionit 2023/24. “Marca” ka njoftuar të hënën se Mendy do të mungojë të paktën një muaj pas nisjes së edicionit të ri për shkak të një lëndimi që e ka pësuar ditë më parë në fazën përgatitore në SHBA.

Te Reali nuk kanë dhënë ndonjë informatë në lidhje me Mendyn, por kanë bërë të ditur se francezi ka munguar në stërvitjen e fundit.

28-vjeçari edhe edicionin e shkuar kishte telashe me lëndime, duke u limituar në vetëm 28 paraqitje në të gjitha garat, ku pati vetëm një asistim.

Mendy është pjesë e Real Madridit prej vitit 2019 dhe ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2025.