Refugjatët Rohinga dhurojnë batanije për viktimat e tërmetit në Turqi – VIDEO

Refugjatët Rohinga në Bangladesh kanë dhuruar 700 batanije dhe 200 pallto për të mbijetuarit nga tërmeti në Turqinë juglindore.

Donacionet u blenë me kontribute në para nga refugjatët Rohinga që jetonin në kampet në Cox’s Bazar dhe u dorëzuan në zyrat e Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, sipas agjencisë shtetërore turke Anadolu.

“Turqia ka qenë një nga ofruesit tanë kryesorë të ndihmës që nga fillimi i krizës sonë. Si mund të rrimë duarkryq përballë një fatkeqësie kaq kolosale që përfshin mikun tonë më të dashur?” tha Sahat Zia Hero, një udhëheqës i komunitetit Rohinga.

“Ne jemi refugjatë këtu dhe varemi kryesisht nga donacionet dhe ndihma e të tjerëve për mbijetesë. Por kjo dhuratë mbart dashuri dhe solidaritet të pakufishëm për vëllezërit dhe motrat tona turq”, shtoi ai.