Regjimi i Asadit thotë se Izraeli kreu sulme me raketa në Damask

Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri pohoi se Izraeli ka kryer sulme me raketa të premten ndaj kryeqytetit Damask, transmeton Anadolu Agency (AA).

“U dëgjuan shpërthime. Sistemet tona të mbrojtjes ajrore iu përgjigjën sulmit”, raportoi agjencia e lajmeve e regjimit SANA.

Nuk u raportuan viktima.

Dihet se përveç ushtrisë së regjimit, ekzistojnë pika ushtarake që u përkasin milicive aleate të lidhura me Iranin dhe Hezbollahut në Damask dhe zonat rurale të kryeqytetit.

Më herët regjimi kishte thënë se aeroporti i Halepit ishte në shënjestër të forcave izraelite dhe ishte përkohësisht jashtë shërbimit për shkak të sulmeve të 6 shtatorit dhe 31 gushtit.

Zyrtarët izraelitë në përgjithësi përmbahen nga komentimi i sulmeve në territorin sirian.

Izraeli ka kryer në mënyrë sporadike sulme kundër grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake të regjimit në Siri që nga viti 2011 kur filloi lufta civile.