Reklamat politike rikthehen në ish-rrjetin social Twitter

Twitter ndaloi për herë të parë reklamat politike në 2019-ën kur ish-CEO i Jack Dorsey tha se mesazhi politik duhet të arrijë vetë tek qytetarët dhe jo të paguhet për të.

Kompania e njohur më parë si Twitter ka vendosur të anulojë një vendim të saj të hershëm për ndalimin e reklamave politike pasi lehtësoi masat në Janar.

X tha se edhe njëherë tjetër do të hapë dyert për reklamat politike. “Nisur nga përkushtimi ynë ndaj lirisë së shprehjes, kemi vendosur të lejojmë reklamat politike,” tha kompania.

X shtoi se do të aplikojë rregulla të caktuara për postimet politike të promovuara duke ndaluar postimet e përmbajtjeve të rreme dhe manipuluese.

Twitter ndaloi për herë të parë reklamat politike në 2019-ën kur ish-CEO i Jack Dorsey tha se mesazhi politik duhet të arrijë vetë tek qytetarët dhe jo të paguhet për të.

Por në fillim të vitit masat e vendosura më parë filluan të lehtësoheshin duke vënë theksin tek rëndësia që ka debati publik rreth tematikave të caktuara.

Tashmë nuk është e qartë se çfarë lloj reklamash politike kapërcejnë limitet që X i konsideron të pranueshme ndërsa ndryshimi i rregullores vjen në një moment historik kur Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt zgjedhjeve presidenciale të 2024.

Nga ana tjetër mund të provojnë tejet fitimprurëse për Elon Musk i cili është shprehur se biznesi i reklamimit të X është tkurrur me 50 përqind që prej vitit të kaluar.