Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim në mesin e mërgatës shqiptare në Waterbury, Connecticut.
Gjatë këtij takimi, Osmani është shprehur mirënjohëse për mikpritjen dhe dashurinë që bashkatdhetarët vazhdojnë të tregojnë për Kosovën.
“Filluam vizitën në SHBA me një takim te përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen. Mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe për bashkëkombësit tanë për pjesëmarrjen”, ka shkruar Osmani në Facebook.







