Ballina Sport Futboll Renditen top dhjetë klubet më të mira nga UEFA për dekadën e...

Renditen top dhjetë klubet më të mira nga UEFA për dekadën e kaluar

Është zbuluar renditja e top dhjetë klubeve në Evropë për dekadën e kaluar, nga IFFHS, me Liverpoolin që dështon të futet në top dhjetë.

Statistikat janë marrë nga viti 2011 deri në vitin 2020 nga International Federation of Football History&Statistics, duke vënë Barcelonën në vendin e parë.

Real Madridi pocionohet pas rivalit nga La Liga, e që mund të thuhet se kanë dominuar futbollin evropian me trofetë e fituar.

Vendi i tretë është për Bayern Munchen dhe PSG zë vendin e katërt.

Çuditërisht, Atletico Madrid është në vendin e pestë, dhe Juventusi në vendin e gjashtë.

Chelsae mban vendin e shtatë, ndërsa Manchester City vendin e tetë.

Manchester United në vendin e nëntë dhe Arsenal në vendin e 10.