Republikanët kërkojnë heqjen e shtetësisë amerikane të Zohran Mamdanit

New York City Mayor-elect Zohran Mamdani an event at the SOMOS Puerto Rico conference in San Juan, Puerto Rico, Thursday, November 6, 2025 [Alejandro Granadillo/AP Photo]

Disa ligjvënës republikanë në SHBA po nxisin një proces për t’i hequr shtetësinë e fituar me natyralizim kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut, Zohran Mamdani. Ata e akuzojnë atë për lidhje me ide komuniste dhe qëndrime “antiamerikane”, pas fitores së tij historike si muslimani i parë në krye të qytetit.

Ekspertët ligjorë theksojnë se heqja e shtetësisë është një proces tepër i rrallë dhe mund të ndodhë vetëm nëse provohet me fakte se individi ka gënjyer gjatë aplikimit për natyralizim.

Mamdani i ka quajtur akuzat “fushatë islamofobike”, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se nisma të tilla mund të krijojnë një klimë frike ndaj komuniteteve të emigrantëve. /mesazhi