Reshje të mëdha dëbore kanë goditur veriun e Irakut

Reshjet e dendura të borës kanë goditur pjesë të Irakut verior, duke mbuluar rajonin e Soranit, afër Irbilit dhe duke bllokuar rrugët në disa vende.

Rudaw, kanali kurd irakian, ka njoftuar se 60 centimetër borë kishte rënë në 24 orët e kaluara në disa pjesë të zonës.

Bora nuk është e pazakontë në dimër në veriun e Irakut. Si pasojë e reshjeve, shpesh bllokohet edhe trafiku me ditë të tëra duke ndaluar tregtinë dhe trafikun me Iranin dhe Turqinë.