Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Revolta kundër Ramës/ Protestues e studentë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Revolta kundër Ramës/ Protestues e studentë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Protestuesit demokratë, të cilët u mblodhën sot para Kryeministrisë, kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, pas disa orësh qëndrimi para godinës së qeverisë.

Ata pritet t’i bashkohen studentëve, të cilët kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të nisë në orën 14:00.

Protestuesit kanë një kërkesë të përbashkët, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e nje qeverie teknike.

Tubimit të sotëm i janë bashkuar edhe pedagogët, mjekët, bizneset apo edhe artistë, por nuk kanë muguar as deputetët demokratë. /panorama